​Fushata #epshtyme, Musliu: Shpërthim shoqëror ndaj politikave agresive të Serbisë

Aktuale

​Fushata #epshtyme, Musliu: Shpërthim shoqëror ndaj politikave agresive të Serbisë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Në vazhdën e fushatave sensibilizuese për bojkot të produkteve të Serbisë është lansuar së fundi edhe #epshtyme. E sado që mund të duket brutale, eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se është vetëm protestë dhe asgjë më shumë.

Musliu i cili ka shpërndarë video-n në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se shoqëria jonë po shpërthen ndaj politikave agresive të Serbisë.

“Sado brutale që mund të duket, një #epshtyme është protestë dhe asgjë më shumë! Madje, protestë simpatike! Nëse ka dikush që nuk pajtohet, atëherë kujdes mos i prekni, se janë të pshtyme!”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se i bashkohet mendimit se duhet të bojkotohen produktet serbe, gjersa Serbia nuk e trajton Kosovën si Republika e Kosovës dhe të kërkojë falje sinqerisht për të gjitha që i ka bërë ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat