Presidentja Osmani ngushëllon familjen Berisha

Aktuale

Presidentja Osmani ngushëllon familjen Berisha

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:41
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha me rastin e ndarjes nga jeta të piktorit të shquar dhe veprimtarit të dalluar, Daut Berisha.

Në vijim gjeni të plotë telegramin e Presidentes Osmani:

E nderuar familje Berisha,

Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar e veprimtarit të dalluar, Daut Berishës.

Piktori Berisha ishte emër i shquar në botën e artit e të kulturës, jo vetëm në trojet shqiptare, por gjithandej botës.

Me punën e tij krijuese dhe me angazhimin e tij në të mirë të çështjes kombëtare, ai u bë shpejt personalitet i veçantë i kulturës dhe artit, por edhe referencë për veprime atdhetare.

Veprat e tij, të ekspozuara në galeritë më të njohura botërore, e bën atë artist e njeri të respektuar gjithandej.

Piktori Berisha na la trashëgimi të shquar artistike e njerëzore. Në këto momente ne jemi me familjen e tij, me miqtë dhe me artdashësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat