​Kurti për takimin me Lajçak: Ka përmirësim të atmosferës për njohjet, por jo hapa konkret

Aktuale

​Kurti për takimin me Lajçak: Ka përmirësim të atmosferës për njohjet, por jo hapa konkret

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:51
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka biseduar mbrëmë edhe për takimet e këtij të fundit me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Duke folur për pesëshen mosnjohëse, Kurti ka thënë se ka përmirësim të atmosferës për Kosovën në raport me njohjet por nuk ka hapa konkret.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se me njohjen e vendit nga pesë vendet mosnjohëse do të hapej plotësisht rruga për anëtarësim në NATO dhe në BE, për çka tha se nevojiten hapa konkret.

Kurti: Lajçak na tregoi se ka përmirësim të atmosferës për Kosovën

“Ai na tregoi neve edhe për takimet që i ka pasur dhe në këto takime ka përmirësim të atmosferës për Kosovën në raport me atë që është e nevojshme për neve, pra njohja, mirëpo nuk ka hapa konkret dhe unë besoj që duhet angazhim shumë më i madh që të kemi hapa konkret. Pesë shtetet që nuk e njohin ende Kosovën nëpërmjet njohjes së tyre do të na e hapnin plotësisht rrugën për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian dhe kjo është tejet e rëndësishme për neve, natyrisht që po të kishim ne mundësinë për ulëse në OKB gjithçka do të ishte më kollaj por duke pasur parasysh se në Këshillin e Sigurimit të OBK-së e kemi Federatën Ruse dhe Kinën, ajo minimumi çka qytetarët e Republikës së Kosovës presin është që pesë shtetet demokratike evropiane t’i bashkohen shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat