Avokati: Aulona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani, hetimet s’janë kryer ende

Aktuale

Avokati: Aulona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani, hetimet s’janë kryer ende

Më: 27 janar 2023 Në ora: 09:22
Aulona Pelaj

Meshar Selimaj avokat mbrojtës i të moshuarës që u sulmua në qendrën e të moshuarve “Orenda” tha se e dyshuara për këtë rast Aulona Pelaj  mund të ketë ikur në Gjermani.

Në një intervistë në Euronews Albania, ai theksoi se sipas informacioneve që ka Pelaj mund të jetë në Gjermani, shkruan Reporteri.net.

“Me informacionet që kam Aulona Pelaj, mund të gjendet në Gjerman. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ede nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet në thirrjet, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha ai.Kujtojmë se ende nuk është ngritur aktakuzë e as nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri më tani në rastin e sulmit ndaj të moshuarës brenda qendrës “Orenda” në Pejë, në nëntor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat