Daçiq: Qëndrimi i Beogradit rreth planit evropian është i qartë , ka vijë të kuqe në anëtarësimin e Kosovës në OKB

Aktuale

Daçiq: Qëndrimi i Beogradit rreth planit evropian është i qartë , ka vijë të kuqe në anëtarësimin e Kosovës në OKB

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:11
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë Daçiq ka deklaruar se qëndrimi zyrtar i Beogradit rreth planit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është i qartë dhe përgjegjës, kjo do thotë se Beogradi dëshiron vazhdimin e dialogut dhe pjesëmarrjen në te, por përmban vijë të kuqe rreth pranimit të Kosovës në OKB, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ivica Daçiq në përgjigje të pyetjes lidhur me planin, tha se Vuçiq qartë ka shprehur vijë të kuqe, përkatësisht çka është e papranueshme për ne e kjo është "kjo është anëtarësimi i Kosovës në OKB".

"Kjo është shumë me rëndësi që kisha mundësi të dëgjoj vlerësimet në Bruksel dhe se Vuçiq u sjell me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për dallim nga Prishtina dhe kjo ka rëndësi, që të tentojmë të ruajmë intereset tona kombëtare dhe shtetërore, por edhe të ruajmë Serbinë nga kërcënimet, sanksionet dhe gjithçka çka mund të rrezikoj të ardhmen e qytetarëve të Serbisë", tha ai.

Në pyetjen rreth vizitës së deputetit të PE Vladimir Bilçik në Serbi, ai përkujtoi se gjatë[ jav[ës pati takime në Bruksel me shumë deputetë të PE-së.

"Me deputetët ka shumë pika kontestuese dhe PE është institucion vendimet e të cilit janë obliguese për organet evropiane, por sidoqoftë është shumë me rëndësi se dr tregojmë në gjithçka çka nuk është e vërtetë në raporte dhe pavarësisht kësaj mendoj se Serbia ka rrugën e saj evropiane"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat