Vitia: Shëndetësia primare është në fokus të MSh-së

Aktuale

Vitia: Shëndetësia primare është në fokus të MSh-së

Më: 27 janar 2023 Në ora: 18:50
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot priti në takim shefin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Palucci të cilin e njoftoi edhe për projektet që tashmë pritet të zbatohen në terren në aspektin infrastrukturor dhe të pajisjeve mjekësore, të cilat kanë për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia njoftoi Palucci lidhur me plan programin legjislativ të Ministrisë së Shëndetësisë për këtë vit, respektikivisht projektligjet të cilat janë në proces. Sipas ministrit Vitia, ndryshimet ligjore janë të rëndësisë së veçantë në fushën e shëndetësisë dhe të farmaceutikës.

“Shëndetësia primare është në fokus të Ministrisë së Shëndetësisë, veçmas procesi i zonimit dhe referimit të pacientëve duke rregulluar sistemin e referimit shëndetësor në nivelet e sistemit shëndetësor”, deklaroi ministri Vitia.

Sipas një komunikate të MSh-së, një ndër temat e diskutimit ishte edhe decentralizimi i sistemit shëndetësor, i cili do të dokumentojë proceset menaxhuese dhe të mbarëvajtjes në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve.

Në këtë takim u diskutua mundësia e vazhdimit të projekteve ekzistuese me Bankën Botërore, si projekti emergjent për menaxhimin e pandemisë Covid – 19 dhe financimi shtesë në mënyrë që të hapet mundësia e akomodimit të projekteve të buxhetuara.

Gjatë këtij takimi, pjesë e diskutimit ishte edhe mundësia për një marrëveshje të re me Bankën Botërore në funksion të zbatimit të reformave në shëndetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat