Zyrtari i VV-së: Dodiku e tha të vërtetën për Asociacionin, euro-amerikanët të reflektojnë

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Dodiku e tha të vërtetën për Asociacionin, euro-amerikanët të reflektojnë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 00:13
Ideologu i VV-së, Elvis Hoxha

Zyrtari i VV-së, Elvis Hoxha ka kërkuar nga euro-amerikanët që të reflektojnë sa i përket Asociacionit.

Sipas Hoxhës, deklarata e Dodikut se kjo bashkësi shumë shpejt do të bëhet Republikë Serbe, duhet të jetë dëshmia më e mirë që të ketë reflektim nga emisarët ndërkombëtarë.

"Miku më i dashur i Putinit në rajon e tregoi se Zajednica është Republika e dytë serbe. Nuk i takon udhëheqësve të Kosovës të reflektojnë, por përfaqësuesve evro-amerikanë", shkroi ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

Dodiku e tha të vërtetën e asociacionit. Miku më i dashur i Putinit në rajon e tregoi se Zajednica është Republika e dytë serbe. Nuk i takon udhëheqësve të Kosovës të reflektojnë, por përfaqësuesve evro-amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat