Pasi kaloi nëpër Shtërpcë, Milazim Krasniqit i kujtohet pjesëtari i FSK-së - kërkon lirimin e tij nga burgu

Aktuale

Pasi kaloi nëpër Shtërpcë, Milazim Krasniqit i kujtohet pjesëtari i FSK-së - kërkon lirimin e tij nga burgu

Më: 29 janar 2023 Në ora: 07:36
Profesori universitar, Milazim Krasniqi 

Profesori universitar, Milazim Krasniqi për dy ditë me radhazi t i ka rastisur të kalojë nëpër Shtërpcë.

Këtë e konfirmoi vet ai përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", teksa nga aty mori shkas të komentojë situatën e ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj.

Ky i fundit është duke qëndruar në burg për shkak të skenarit të pak javëve më parë.

Krasniqi në anën tjetër kërkon lirimin e Kurtajt, duke shtuar se në incidentin respektiv, vet pjesëtari i FSK-së ishte viktimë.

Postimi i plotë:

Dje dhe sot kam kaluar nëpër Shtërpcë. Qytezë e qetë, ndërsa njerëzit korrekt në komunikim. (Me dhjetëra vetura me regjistrime të Shqipërisë i pashë gjithandej.) Nuk m’u shqit nga mendja pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj. Ajo që ndodhi me të ishte një incident i çastit, ose ndoshta një skenar i shërbimeve armiqësore, për të cilin ai nuk do të ketë qenë aspak në dijeni. Ai në atë incident ishte edhe vetë viktimë. Prandaj me bindje të plotë them se Azem Kurtaj do të duhej të lirohej e të ishte në arrest shtëpiak, e jo në burg. Aspak për politikë, as për patriotizëm, thjesht për trajtim human. Nuk kishte vend ato ditë të arsyetohej veprimi i tij, siç nuk kishte vend as histerizmi kundër tij. Tash nuk ka vend harrimi ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat