Si u plagos dje i dyshuari për tentimvrasje në Fushë-Kosovë?

Aktuale

Si u plagos dje i dyshuari për tentimvrasje në Fushë-Kosovë?

Më: 29 janar 2023 Në ora: 08:28
Foto nga ngjarja që ndodhi dje

Një plagosje sot ka ndodhur rreth orës 11:45 në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë. Nënë e bijë u plagosën nga një i dyshuar i cili u arratis menjëherë pasi kreu plagosjen.

Krejt çka ndodhi lidhur me plagosjen e nënës dhe bijës në Fushë Kosovë.

Policia fillimisht njoftoi se një plagosje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Në njoftimin e tyre thuhej se është identifikuar personi që dyshohet se kreu plagosjen, por u tha se ishte në arrati.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat