​Presidentja Osmani përkujton masakrën në Rogovë të Hasit

Aktuale

​Presidentja Osmani përkujton masakrën në Rogovë të Hasit

Më: 29 janar 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

“Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu.

Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës.

Ne do t'u jemi mirënjohës përjetë e do t'i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre. I përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat