​Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

Aktuale

​Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

Më: 30 janar 2023 Në ora: 07:43 Përditësuar në ora: 12:25 më 30.01.2023
Kryesia e Kuvendit,

​Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca plenare.

Deputetët do të mblidhen të mërkurën për të shqyrtuar pikat e përfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa të enjten do të mbahet seanca e re plenare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të hënën.

​Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash, mes tyre edhe projektligje.

Ndërkaq, do të shqyrtohen edhe disa pika nga seancat e kaluara plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat