Tahiri: Qeveria na solli në gjendje mjeruese

Aktuale

Tahiri: Qeveria na solli në gjendje mjeruese

Më: 30 janar 2023 Në ora: 12:30
Abelard Tahiri

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kjo parti nesër dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e thirrur nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“PDK do ta dërgojë nesër përfaqësuesin e saj në këtë takim. Nuk më kujtohet që PDK i ka refuzuar ftesat e ambasadës amerikane në Prishtinë, ndonjëherë.

Sa i përket përgjegjësive kushtetuese në këtë vend, janë të ndara.

Cështje si këto kanë një adresë është Qeveria dhe atyre duhet t’u jap përgjigje zoti Kurti”, ka thënë Tahiri.

Ai ka përmendur mailin e ambasadorit kosovar në Uashington, Ilir Dugolli, i cili ka folur për shqetësimin e tij lidhur me ndryshimin e qasjes amerikane ndaj Kosovës.

“Gjendja që e ka sjell kjo Qeveri raportin e shtetit tonë karshi Amerikës, është mjeruese”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat