Rexhaj i VV-së pyet: Si mund të kërkohet Asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri

Aktuale

Rexhaj i VV-së pyet: Si mund të kërkohet Asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:46
Arber Rexhaj

Arber Rexhaj, deputet i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pak për Asociacionin.

Rexhaj përmes një statusi në rrjetet sociale shkroi se gjatë këtyre dy viteve janë parë struktura kriminale të cilat sipas tij të dirigjuara nga Serbia kanë vendosur barrikada e duke kërcënuar qytetarët.

Si rrjedhojë ai ka pyet se si mund të kërkohet Asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri.

“Pa asociacion, pa asnjë kompetencë shtesë, vetëm për këto dy vite kemi parë struktura kriminale të dirigjuara nga Serbia tek vendosin barrikada, plagosin policinë, kërcënojnë qytetarët që bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Imagjinoni këtë gjendje me një asociacion. Pra, si mund të kërkohet asociacion pa shpërbërje të strukturave kriminale në veri, pa çarmatosje, pa dorëzim të armëve, e pa kthim të mijëra shqiptarëve në shtëpitë e veta?”- shkruan Rexhaj.

E në këto momente nbë Ambasadën Amerikane në Prishtin po mbahet një diskutim me dyer të mbyllura.

Takimi me shumë përfaqësues është ftuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në. Në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri Albin Kurti por anëtarë të kabinetit të tij.

Për mos-pjesëmarrjen e tij në takim, Kurti nuk ka dashur që të prononcohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat