Imeri: Sistemi i sektorit publik shëndetësor shumë shpejt do të mbesë pa shërbime

Aktuale

Imeri: Sistemi i sektorit publik shëndetësor shumë shpejt do të mbesë pa shërbime

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:50
Tevide Imeri

Kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë, Tevide Imeri vlerësoi se shumë shpejt sistemi i sektorit publik do të mbesë pa shërbime.

Duke folur për koeficientin e ri të pagave me vlerë prej 105 eurove, Imeri konsideroi që më shqetësuese është migrimi brenda institucioneve private, sesa ikja e punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

“Janë punëtorët shëndetësorë që për çdo ditë po e lëshojnë vendin, migrimi më i madh është te punëtorët shëndetësorë, te mjekët dhe infermierët. Do të vijë shumë shpejt një ditë ku sistemi publik do mbetet pa shërbime. Edhe me këto rritje të pagave nuk do jenë të kënaqur absolutisht. Pritjet e koeficientit kanë qenë rreth 132. Po ashtu, nuk është ikja vetëm jashtë shtetit, është migrimi brenda institucioneve private dhe kjo është shumë shqetësuese”, potencoi Imeri.

Madje sipas saj, është dashur të mbahet premtimi i Qeverisë Kurti që shëndetësia do të trajtohet me prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat