“Ti je mashtrues, i pa guximshëm” – Agim Veliu i kundërpërgjigjet Kurtit

Aktuale

“Ti je mashtrues, i pa guximshëm” – Agim Veliu i kundërpërgjigjet Kurtit

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:17
Agim Veliu

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu iu është kundërpërgjigjur kryeministrit, Albin Kurti pasi ky I fundit tha se ministrat e zëvendësministrit nga radhët e LDK-së sa ishin nën qeverisjen e tij nuk thoshin të hynin me forcë në Veri.

Veliu ka deklaruar se sa ka qenë ministër në Qeverinë e tij, i kishte kërkuar Kurtit të bëntë disa aksione në veri por që Kurti nuk ka pasur guxm sipas tij.

“Kryeministri iu referu Qeverisë Hoti që unë isha ministër, por sigurisht harroi me përmend se unë kam qenë ministër edhe në qeverisjen Kurti edhek y e dinë shumë mirë që mua mendja nuk më ka shkuar me bë budallakina të tilla, qysh po bën ky tash në Veri por kam punuar për integrim të veriut përnjëmend edhe ky shumë mirë e di që unë I kam ofru këtij, që të ndërmarrim aksione të ndryshme në Veri, por ky nuk ka pasur guxim.

Atëherë i kam thënë që është mashtrues, i paguximshëm dhe sot i them të njëjtat fjalë”, tha Veliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat