Ismail Kadare ftohet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Ismail Kadare ftohet për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:15
Skënder Durmishi dhe Ismail Kadare

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ka bërë të ditur se i ka bërë ftesë shkrimtarit Ismail Kadare për pjesëmarrje në pritjen për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Durmishi ka thënë se Kadare e ka konfirmuar dëshirën për të qenë në këtë ngjarje, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë i pranishëm.

“I përcolla zotit Kadare ftesën për pjesëmarrje në pritjen për 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

“Ndërsa konfirmoi dëshirën për të qenë mes nesh, shkrimtari i madh, shprehet krenar për arritjet e Kosovës dhe optimist, për ngjitjen e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat