Sherifi: Për VV-në përmbajtja e Asociacionit nuk është e rrezikshme, por koha e zbatimit

Aktuale

Sherifi: Për VV-në përmbajtja e Asociacionit nuk është e rrezikshme, por koha e zbatimit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 17:17
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar qëndrimin e VV-së për Asociacionin.

Ai ka bërë me dije se zyrtarët e partisë në pushet po deklarojnë se “janë 33 marrëveshje dhe nuk mundet njëra nga to të trajtohet me prioritet”, po e reduktojnë problemin e kësaj marrëveshje në radhitje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga kjo deklaratë kuptohet që për VV-në përmbajtja e asociacionit nuk paraqet më problem për Kosovën, por radha e zbatimit.

“Kur Vetëvendosje deklaron që: ‘Janë 33 marrëveshje dhe nuk mundet njëra nga to të trajtohet me prioritet’, me apo pa vetëdije, problemin që dikur thoshte që ka me përmbajtjen e marrëveshjes për asociacionin/zajednicën e redukton në problem të renditjes së saj në procesin e zbatimit të 33 marrëveshjeve. Nga kjo deklaratë kuptojmë që për VV-në përmbajtja e asociacionit/zajednicës nuk paraqet më problem për Kosovën por vetëm rradha e zbatimit të saj. Kuptojmë që përmbajtja nuk është më e rrezikshme por vetëm koha kur ajo do të zbatohet. Pra, nëse zbatohet e para është shumë e rrezikshme dhe nëse zbatohet e 33-ta më pak ose fare e rrezikshme!”, ka shkruar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat