Sindikalisti Sefaj: Jemi të pakënaqur me koeficientin aktual, vlera e tij të jetë mbi 120 euro

Aktuale

Sindikalisti Sefaj: Jemi të pakënaqur me koeficientin aktual, vlera e tij të jetë mbi 120 euro

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 17:20
Ali Sefaj

Ligji i Pagave i cili ka hyr në fuqi para pak ditësh, ka sjellë shumë pakënaqësi tek zyrtarët që paguhen nga shteti.

Sipas sindikalistit Ali Sefaj, vlera e koficientit duhet të jetë mbi 120 euro, e jo 105 aq sa është përcaktuar nga Qeveria.

Anipse ditë më parë, i pari i sindikalistëve Rrahman Jashari ka thënë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat meqenëse ata janë në parim të kënaqur me këtë ligj, sindikalisti Sefaj siç duket nuk po pajtohet aspak.

Ai tutje ka shkruar se nëse nuk kërkohet koficienti mbi 120 euro atëherë BSPK-së duhet t’i hapet të pame, duke aluduar se duhet të mbyllet, meqenëse nuk po i avokon drejt të drejtat e punëtorëve që përfaqëson, e në këtë rast për një pagë të dinjitetshme.

Shkrimi i Sefajt:

Punëtoret e Sektorit publik janë të pakënaqur me vlerën e koeficientit dhe rangimin pavarësisht çka mund të thonë ndonjëra nga Shoqatat ose Sindikatat.

BSPK ose duhet me reagu të jetë zëri i sindikatave dhe punëtorëve, sa nuk është votuar në kuvend koeficienti (dhe të kërkoj koeficient mbi 120 euro), ose duhet me ia qitë të pamën BSPK-së.

Vlera e koeficientit prej 105 euro është e pa pranueshme dhe e pa dinjitetshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat