Sa janë të sigurta ndërtimet në Kosovë nga tërmetet? Flet profesori i ndërtimtarisë

Aktuale

Sa janë të sigurta ndërtimet në Kosovë nga tërmetet? Flet profesori i ndërtimtarisë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 18:34
Naser Kabashi

Profesori i ndërtimtarisë, Naser Kabashi thotë se ndërtimet në Kosovë janë të njëjta me ato të rajonin, por prapë se prapë kërkohet kujdes në aspektin e realizimit.

“Ndërtimet në Kosovë kanë një nivel të njëjtë me rajonin, prandaj nuk mund të themi se janë të paqëndrueshme, mirëpo kërkohet kujdes i veçantë në aspektin e realizimit dhe mbikëqyrjes. Ndërtimi në Kosovë në aspektin e projektimit dhe materialeve plotëson kushtet sipas standardeve europiane, mirëpo duhet të rritet kujdesi në realizimin e objekteve dhe mbikëqyrjen profesionale”, ka deklaruar Kabashi.

Ndërsa, thotë se sfidë mbeten shkallët emergjente sidomos në banime kolektive.

“Koncepti i shkallëve emergjente, e me theks të veçantë në objektet publike dhe me banim kolektiv paraqet një sfidë të veçantë që duhet të ndërlidhet me lejen e përdorimit të objekit, e që është kompetencë e organeve komunale apo ndonjëherë edhe qendrore”, është shprehur Kabashi.

Përgjatë shekullit të fundit zona të ndryshme të Kosovës janë goditur nga tërmete të fuqishme. Prizreni e Peja ishin goditur nga një tërmet me fuqi 6 shkallë të Rihterit.

Ndërkohë në regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, u shënua tërmeti tjetër me fuqi 5.7 shkallë të Rihterit, me ç’rast një person kishte vdekur e ishin shkaktuar dëme të mëdha material.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat