MD pas miratimit të Byros: Do të kthehet pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët shtetëror

Aktuale

MD pas miratimit të Byros: Do të kthehet pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët shtetëror

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:02
Albulena Haxhiu

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Drejtësisë.

“Kosova bëhet me Byro

Kuvendi i Kosovës, sot ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin për Legjislacion, Shoqërinë Civile dhe organizatat ndërkombëtare ka plotësuar dhe ndryshuar Projektligjin sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias në opinionin e dytë konstatuar se janë adresuar të gjitha rekomandimet e dhëna nga ky komision në opinionin e parë.

Republika e Kosovës përmes këtij ligji do të mund ta kthej pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët shtetëror. Byroja do të verifikoj pasurinë nëse e njëjta është një shpërputhje në mes të të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së krijuar ndërsa Gjykata do të zhvillojë procedurën e verifikimit dhe konfiskimit për rastet e iniciuara nga Byroja”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat