Kryeprokurori Shala tregon se pse lënda e “Kobrës” dhe të tjerëve kaloi në Prokurorinë Speciale

Aktuale

Kryeprokurori Shala tregon se pse lënda e “Kobrës” dhe të tjerëve kaloi në Prokurorinë Speciale

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Admir Shala

Rasti i vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi në afërsi të loaklit “Kobra City” në Prizren ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale. Për këtë rast ndodhen në paraburgim gjashtë persona, përfshirë edhe Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”.

Media ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, për arsyet e kalimit të lëndës nga Themelorja në Speciale dhe ai tha se kjo është bërë për qëllime hetimore.

“Është bërë në koordinim edhe me policinë dhe PSRK, për qëllime hetimore”, tha Shala.

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.

Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.

Ndërsa të dyshuarit A.V., B.M., J.B., K:G., dhe E.A., ; janë të të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje.

Për këtë rast, disa ditë më vonë ishte arrestuar R.S., i dyshuar për pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit herën e parë ndaj të pandehurve kishte njoftuar se nga provat e mbledhura rrjedh dyshimi i bazuar se konflikti që përfundoi me vrasje kishte nisur për pagesën e faturës në lokalin “Kobra City”.

“I pandehuri Dibran Hoxhaj., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.

I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur,  të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë.

I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale”, ka njoftuar gjykata.

Tutje, gjykata ka njoftuar se “të pandehurit A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., Më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”.,  marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.,.”.

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” ishte përsëritës i veprave penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat