Ramabaja: Miratimi i Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë do ta lë shumë kënd pa gjumë

Aktuale

Ramabaja: Miratimi i Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë do ta lë shumë kënd pa gjumë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:57
Sadri Ramabaja

Aktivisti i VV-së, Sadri Ramabaja, e ka cilësuar si lajm të ditës Miratimin Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se miratimi i këtij ligji do të lë shumë kënd pa gjumë.

Postimi i plotë:

Lajmi i ditës, që do të lë sonte dhe në netët në vazhdim, shumëkë pa gjumë:

Kuvendi i Kosovës me 66 vota pro miraton Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kjo Byro do t’ia kthejë shtetit dhe shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat