Murati: S’kisha pasur dëshirë ta shoh Kurtin në atë gjendje

Aktuale

Murati: S’kisha pasur dëshirë ta shoh Kurtin në atë gjendje

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 18:57
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka folur për deklaratën e përfaqësuesit të SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili pati thënë se me apo pa kryeministrin Albin Kurti do të bëhet Asociacioni.

E për këtë, Murati tha se nuk do donte ta shihte Kurtin në atë gjendje.

“Nuk kisha pasur dëshirë me e pa kryeministrin në atë gjendje çfarë është duke e vendosur vendin në një presion të jashtëzakonshëm, ku t’i thuhet madje edhe para syve nga përfaqësuesi i SHBA-së se ne do ta bëjmë me ty ose pa ty”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, tendenca e SHBA-së është që ta krijojnë paralelisht Asociacionin pa bërë përpjekje për të ndërruar Qeverinë.

“E kam një përshtypje se tendenca e SHBA-së është që këtë disi ta krijojnë paralelisht pa bërë përpjekje për ta ndërruar qeverinë sepse ajo mund të kthehet edhe si boomerang, ta bëjnë përmes një komisioni i cili pastaj ndoshta do të futej në loj edhe presidentja e vendit”, tha ai.

Në fund, Murati shtoi se të gjitha këto po vijnë si një produkt i një papërgjegjësie të Kurtit në raport me dialogun, teksa thotë se fajin e kanë edhe kryeministrat e tjerë që kanë qenë në Qeveri.

“Po na vijnë edhe si një produkt i një papërgjegjësie totale së paku në këto dy vite të fundit të kryeministrit Kurti e cili është ngritur po ashtu me qëndrime të papërgjegjshme në raport me dialogun për më shumë se 10-15 vite para se të vij në pushtet. Fajet i kanë të gjithë ata kryeministra, të cilët i kemi pas në krye dhe kanë pasur qasje krejtësisht të gabuar në raport me dialogun”, përfundoi Murati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat