Behgjet Pacolli hap fond për të ndihmuar fëmijët e prekur nga termeti në Turqi

Aktuale

Behgjet Pacolli hap fond për të ndihmuar fëmijët e prekur nga termeti në Turqi

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 20:19
Behgjet Pacolli

Biznesmeni  dhe lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hapur fondin “Gofundme”, siç e ka titulluar ai ''Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi''.

Pacolli ka deklaruar që edhe shqiptarët duhet të ndihmojnë fëmijët dhe familjet e prekura nga termeti që la mbi 16 mijë persona të vdekur dhe mijëra tjerë të plagosur në disa qytete të Turqisë si dhe mbi 3 mijë viktima e shumë të plagosur në Siri.

Sipas tij, fondi do të jetë transparent.

“Duke ndjekur zhvillimet në Turqi dhe Siri pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi, mendoj se edhe ne shqiptarët duhet të ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre. Prandaj sonte kam hapur një fond transparent për këtë qëllim përmes Gofundme ''Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi'', ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat