Osmani: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë për një sulm të mundshëm ndaj nesh

Aktuale

Osmani: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë për një sulm të mundshëm ndaj nesh

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 10:45
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se mercenarë të grupit rus, Wagner janë duke punuar  me paramilitarë serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake.

Ajo këtë e ka thënë për mediumin The Telegraph, duke shtuar se operacioni sekret është krijuar për të bërë bazë për një sulm të mundshëm hibrid nga Serbia në drejtim të Kosovës.

“Ata sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia do që t’i arrijë qëllimet e saj pa e quajtur operacionin ushtarak”, është shprehur Osmani.

Objektivi serb është sipas presidentes Osmani është “të përgatis situata për një aneksim të mundshëm, jo përmes një operacioni ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat