“E-maili i drejtorit të Urbanizimit…”, detaje të reja në rastin për shtëpizat tek Liqeni i Batllavës

Aktuale

“E-maili i drejtorit të Urbanizimit…”, detaje të reja në rastin për shtëpizat tek Liqeni i Batllavës

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Ditën e djeshme, Blend Zymi së bashku me Visar Gecin, përmes postimeve në rrjete sociale kanë paralajmëruar disa skandale që sipas tyre kanë ndodhur në Komunën e Podujevës, përkatësisht në Drejtorin e Urbanizmit nga drejtori i këtij dikasteri, Leutrim Krasniqi.

Pak më parë, media, bëri të ditur se e gjithë kjo ka të bëjë me ndërtimin e shtëpizave malore tek Liqeni i Batllavës dhe publikojë disa fakte në lidhje me këtë rast.

IndeksOnline ka siguruar detaje të reja, ku Drejtori i Urbanizmit të Komunës së Podujevës, Leutrim Krasniqi, përmes një e-maili dërguar Ministrisë së Urbanizmit, i ka kërkuar kësaj të fundit që të anulojë kërkesën për ta pajisur me pëlqim Mjedisor kompaninë për ndërtimin e shtëpizave.

Blend Zymi, tregon për IndeksOnline se kur Ministria ka marrë emailin e dërguar nga drejtori, kanë anuluar kërkesën e tyre, pas këtij anulimi ata kanë mbetur vetëm me një leje ujore.

‘’Ministria e Mjedisit kur e ka marr emailin e Leutrim Krasniqit na ka e refuzu kërkesën për pëlqim mjedisor, në bazë të kërkesës se Leutrimit me e-mail dhe nuk u janë referu dispozitave ligjore. Tash jemi me një leje ujore qe është leje bazë edhe një refuzim te pëlqimit mjedisor po nga e njëjta ministri’’, ka deklaruar Zymi.

Image
Dokument


Më tutje, Zymi ka bërë të ditur se kanë kërkuar mendim profesional nga Agjensioni Pyjorë, ku sipas tyre ata munden me vazhdu me kushtet ndërtimore.

Rreth këtij rasti Zymi ka treguar së janë të njoftuara edhe organet kompetente, ku ai beson se së shpejti do të ngritët aktakuzë ndaj drejtorit Leutrim Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat