Krasniqi thotë se ShBA dhe BE e vendosën Asociacionin në qendër pas vendimit të Kurtit për targat

Aktuale

Krasniqi thotë se ShBA dhe BE e vendosën Asociacionin në qendër pas vendimit të Kurtit për targat

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:12
Profesori Universitar, Milazim Krasniqi

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me qëndrimet arrogante ndaj propozimit amerikan për targa, personalisht e forcoi idenë e Zajednicës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga ato veprime policore, është dukur sikur po rrezikoheshin serbët lokalë.

“Edukim Politik/ Me qëndrimet arrogante ndaj propozimit amerikan për targat, Albin Kurti personalisht e forcoi idenë e “Zajednicës”, sepse nga ato veprime policore, u duk sikur po rrezikoheshin serbët lokalë. Reagimi ndërkombëtar erdhi disi i ngjashëm me reagimin pas trazirave të marsit 2004. Siç dihet, si reagim ndaj trazirave të dhunshme të marsit 2004, në Procesin e Vjenës u krijuan mekanizma mbrojtës për serbët lokalë, (decentralizimi, eksteritorialiteti i Kishës Serbe dhe vendet e rezervuara me rol bllokues serb në Kuvend.)” – ka shkruar ai.

Tutje Krasniqi ka thënë se pas vendimit të njëanshëm të Kurtit për targa, ShBA dhe BE e vendosi në qendër Zajednicën. 

“Pas vendimit të njëanshëm të Kurtit për targat, SHBA e BE e vendosën “Zajednicën” në qendër të procesit. Plani franko-gjerman e shmangu tërësisht njohjen. Në këtë rast u ngatërrua edhe ndikimi i agresionit rus në Ukrainë. Ai agresion solli një urgjencë të SHBA e BE-së, që ta shkëpusin disi Serbinë nga influenca ruse dhe kjo po tentohet të arrihet edhe me një ofertë zemërgjerë të “Zajednicës” në Kosovë dhe më nje marrëveshje pa njohje. Tash Asociacioni po imponohet, nuk po negociohet. Vetëm refuzimi serb ndaj planit franko-gjerman, mund të na shpëtojë nga një entitet serb në veri. Uroj të na ndodhë pak a shumë si në Rambuje, ku refuzimi serb u bë shpëtimtar për projektin tonë të pavarësisë! Por ne nuk guxojmë më të bëjmë gabime, si gabimi absurd me targat!” – ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat