Vazhdimi pa afat i konkursit për policë në veri, Qalaj: Është i paligjshëm

Aktuale

Vazhdimi pa afat i konkursit për policë në veri, Qalaj: Është i paligjshëm

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:34
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se konkursi për policë në komunat Veriore të Kosovës është vazhduar edhe pas datës 10 shkurt.

Sipas Sveçles ky konkurs do të jetë i hapur deri sa të plotësohen të gjitha vendet.

“Mund të them lirisht se jam i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë. Ky konkurs do të jetë në vazhdimësi i hapur derisa nuk plotësohen të gjitha vendet. Por, tani për tani jam shumë i kënaqur me përgjigjen që kemi marrë për sa i përket aplikimeve”, tha Sveçla.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se vazhdimi i konkursit nuk është e ligjshme, dhe sipas tij në rast se nuk përmbushet numri i aplikantëve, atëherë duhet të përsëritet konkursi.

“Duhet të respektohen afatet ligjore edhe për konkurset që i shpallin. Dhe nëse nuk janë përmbush apo nuk janë paraqitur numri i mjaftueshëm aplikantëve, pastaj duhet të përsëritet konkursi, sido që të jetë është e paraparë që konkursi të jetë i hapur 15 ditë, atëherë duhet të mbyllet.” – ka thënë se ai për Klan Kosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat