Ministri Murati: 1 mijë punëkërkues janë regjistruar në Superpuna

Aktuale

Ministri Murati: 1 mijë punëkërkues janë regjistruar në Superpuna

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 12:23
Hekuran Murati

Për një javë mbi njëmijë të rinj janë regjistruar dhe verifikuar në platformën e lasuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, “Superpuna”.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

Murati tha se të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti.

“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat