Ndërtimi i villave në Batllavë, reagon ashpër Lëvizja Vetëvendosje: Kërcënime, ofendimet janë të papranueshme

Aktuale

Ndërtimi i villave në Batllavë, reagon ashpër Lëvizja Vetëvendosje: Kërcënime, ofendimet janë të papranueshme

Nga: A.SH Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë ka reaguar ndaj Blend Zymit dhe Visar Gecit për ndërtimin e villave në Liqeni e Batllavës.

Nga Vetëvendosje kanë thënë se kërcënimet dhe ofendimet që po i bëhen drejtorit të Urbanizmit janë të papranueshme.

“Synimet janë të shumta për ta degraduar hapësirën përreth Liqenit të Batllavës nga eksponentë të ndryshëm, por vendosshmëria jonë për ta mbrojtur këtë pasuri natyrore të Llapit e Kosovës është maksimale”, thuhet tutje në reagimin e Vetëvendosjes.

Reagimi i plotë:

Reagim nga Komuna e Podujevës:

Kërcënimet, ofendimet dhe denigrimi publik i njëpasnjëshëm nga ana e V.G dhe B.Z ndaj kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorit të Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Leutrim Krasniqi, duke shantazhuar e fyer me qëllim të realizimit të kërkesës së tyre për ndërtimin e villave në Barainë janë të papranueshme.

I dënojmë këto sulme si dhe kërkojmë nga organet e rendit që t'i hetojnë.

Synimet janë të shumta për ta degraduar hapësirën përreth Liqenit të Batllavës nga eksponentë të ndryshëm, por vendosshmëria jonë për ta mbrojtur këtë pasuri natyrore të Llapit e Kosovës është maksimale.

Andaj asnjë kërcënim, sulm apo shantazh nuk do të na zbrapsë në vendosjen e ligjshmërisë në atë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat