Deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria nuk është duke u sjellë si institucion, por si parti politike

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria nuk është duke u sjellë si institucion, por si parti politike

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:41
Fatmir Humolli

Deputeti i Vetëvendosjes (VV), Fatmir Humolli në një intervistë, ka folur për çështjet aktuale në vend dhe qëndrimet e tij karshi këtyre çështjeve.

Sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave serbe dhe dialogut me Serbinë, Humolli është treguar kritik në drejtim të Qeverisë së Kosovës, ani pse qeveriset nga partia e Vetëvendosjes, pjesë e së cilës është edhe  vetë ai.

Sipas Humollit, qeveria nuk ka ndërmarr masa për të krijuar unitet brenda shtetit rreth kësaj çështje, andaj sipas tij, për këtë qeveria është e pafuqishme përballë presionit të bashkësisë ndërkombëtare që është një presion i ngjashëm me vitet e 90-ta kur na bënin presion mos me luftu pushtuesin serb.

“Qeveria nuk ka marrë masa që të krijojë një unitet brenda shtetit të Kosovës, për shkak se ka krijua konflikte me kategoritë shoqërore. Në këtë rast Qeveria është e pafuqishme përballë presionit të bashkësisë ndërkombëtare që është një presion i ngjashëm me vitet e 90-ta kur na bënin presion mos me luftu pushtuesin serb. Ashtu është një presion i madh kundër Qeverisë së Kosovës që me heq dorë nga e drejta e vetë që të jetojë si shtet i pavarur”, shprehet Humolli.

Ai thotë se nëse Kosova s’ka dinjitet shtetëror, nuk mund të ketë as aleate.

“Është një presion jo korrekt si nga amerikanët si nga gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe një presion prej partive politike në Kosovë që kam përshtypjen se ende nuk e kanë kuptu se ne aleatë mund të krijojmë vetëm kur kemi dinjitet. Nëse s’kemi dinjitet shtetëror, nuk mund të kemi aleatë. Ose krijojmë aleatë me dinjitet ose duhet të jemi shërbëtorë të politikave ndërkombëtare” , thotë Humolli

Sa i përket planit franko-gjerman, deputeti i VV-së,  thotë se Bashkimi Evropian po mundohet të barazojë viktimën me një politikë gjenocidale serbe.

Sipas tij, Kosova nuk është dashur të pranojë me biseduar me një shtet kriminal, siç është Serbia.

“Është qasje e gabuar e Kosovës, për arsye se Bashkimi Evropian është pro serb. Politika e tyre po donë me barazue viktimën me një politikë gjenocidale serbe. Është qasje e gabuar e BE-së dhe inferiore e klasës tonë politike. Nuk është dashtë me pranu me bisedu me një shtet kriminal. Shteti serb ka bazë gjenocidale, është një politikë shovene dhe naciste. Sot e shohim bashkësinë ndërkombëtare si sillet me Rusinë, e cila e ka sulmu një shtet të pavarur. E, këtë nuk donë me marrë as mall prej shtetit rus, ndërsa neve na bëjnë presion që ta pranojmë se politika serbe ka ndryshu. Kjo qasje inferiore e klasës tonë politike po e bën të fuqishme politikën shovene serbe dhe po i fuqizon aleancat, të cilat i ka pasë më herët Serbia kurse ne nuk po krijojmë aleancë të fuqishme por po sillemi si inferiorë në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, pohon deputeti i VV-së për arbresh.info.

Humolli ka kritika qeverinë aktuale sa i përket qasjes në dialog.

Ai thotë se qeveria aktuale nuk i ka ba disa analiza, që sipas tij, është dashur të bëhen prej një grupi të caktuar, për të pasur informata të bollshme për të ardhur në përfundime të sakta të rrethanave të cilat ka kaluar Kosova dhe me pa se kah do të shkon.

“Unë edhe në Kuvend kam kërku që duhet të bëhet një analizë reale e rrethanave të cilat kena kalu dhe me pa se kah do të shkojmë. Por, qeveria aktuale nuk i ka ba këto analiza, ka ba analiza prej një grupi të caktum i cili nuk ka informata të bollshme për me ardhë në përfundime të sakta. Ne duhet të bisedojmë mes veti ma s’pari dhe nuk duhet të pranojmë që mes nesh të hyjnë të huajt. Në këtë rast politika ndërkombëtare po i shfrytëzon zbrazëtirat duke hy mes nesh”, u shpreh deputeti i VV-së.

Humolli drejtoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë  nuk është duke u sjellë si institucion, por si parti politike.

“Ne duhet të ulemi të bisedojmë dhe të shohim se në çfarë sfidash kena kalue dhe çfarë na presin. Qeveria nuk është duke u sjellë si institucion, por si parti politike, ashtu edhe opozita nuk po sillet në mënyrë që me pa se ne kemi një institucion dhe duhet me kontribue për me ndërtu një politikë kombëtare përballë Serbisë dhe përballë armiqve që i kem në Bashkim Evropian. Vetë mos-liberalizimi i vizave është në funksion të politikës serbe, e jo në të asaj demokratike të vendit tonë”, u shpreh ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat