Pjestarë të komunitetit rom në Prizren mbledhin 2 mijë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Aktuale

Pjestarë të komunitetit rom në Prizren mbledhin 2 mijë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 21:43
Foto nga mbledhja e parave

Nën organizime të ndryshme në Kosovë, po vazhdon mobilizimi për mbledhjen e ndihmave për Turqinë dhe Sirinë të cilat u prekën nga tërmete shkatërruese me mijëra viktima.

Për ndihmë të viktimave në Turqi dhe Siri, pjesëtarë të komunitetit rom në Prizren kanë grumbulluar 2 mijë euro në një pas një ligjërate në një xhami në Prizren.

Këtë njoftim e ka ndarë Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha.

“Edhe një mbështetje e veçantë për Turqinë&Sirinë, kësaj radhe nga vëllezërit dhe motrat e komunitetit Rom.Mualimeja e Departamenti i Gruas - KBI Prizren Gylxhan Misini, sot pas ligjeratës javore, ka tubuar gjithsej 2.000€ vetëm nga xhematliket e saj. Tê gjithë së bashku, si një trup”, - ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat