Bajqinovci: Çfarë ka bërë në veri komandanti i Policisë i dalë nga marrëveshja e 2013-ës?

Aktuale

Bajqinovci: Çfarë ka bërë në veri komandanti i Policisë i dalë nga marrëveshja e 2013-ës?

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 06:33
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook rreth shkatërrimit të laboratorëve të drogës në veri të vendit.

Ai thotë se 8 laboratorë droge ka shkatërruar policia jonë në 24 muaj në katër komunat në veri të vendit.

“Këto komuna prej dhjetorit 2013/janarit 2014 janë të drejtuara nga Lista Serbe dhe prej 2013 kanë pasur drejtor regjioni dhe komandant policie serb, të zgjedhur nga Lista Serbe. Por vetëm tash Policia e Kosovës gjeti dhe shkatërroi mesatarisht një laborator droge çdo 3 muaj”, - ka shkruar deputeti i mazhorancës, duke pyetur se “çfarë ka bërë vallë komandanti i Policisë i dalë nga marrëveshja e 19 prillit 2013 në veri?”

Më 19 prill 2013, u nënshkrua marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera, përmban pika që flasin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat