Pjestarët e FSK-së shpëtuan edhe dy persona në Turqi, deklarohen nga ambasada në Ankara

Aktuale

Pjestarët e FSK-së shpëtuan edhe dy persona në Turqi, deklarohen nga ambasada në Ankara

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 08:58
Pamje nga tërmeti në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dje ka bërë të ditur se 162 orë pas tërmetit në Turqi, pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një 45-vjeçar dhe një 13-vjeçare.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Ankara, përmes një statusi në Twitter.

“Pas 162 orësh, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë 13-vjeçare dhe një burrë 45-vjeçar.

Ekipi ynë i kërkim-shpëtimit vazhdon të punojë me vendosmëri për të shpëtuar ata që janë nën rrënoja”, thuhet në reagimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat