Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Kurti, zero transparent në dialogun me Serbinë

Aktuale

Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Kurti, zero transparent në dialogun me Serbinë

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 09:16
Rrezarta Krasniqi

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se kryeministri Albin Kurti po i mban qytetarët dhe opozitën në terr informativ.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka transparencë në dialog.

“Kryeministri Albin Kurti e ka për obligim që t’i mbaj të informuar deputetët e Kuvendit lidhur me procesin e dialogut, sepse ka qenë po ky kryeministër sa ka qenë në opozitë që kemi përkrahur disa rezoluta ku të vijë dhe të raportojë para dhe pas çdo takimi me palën serbe, mirëpo deri më tani nuk kemi pas asnjë debat. Edhe ne si opozitë duhet me ftu së shpejti pas këtyre takimet që i ka me Lajçakun, mirëpo deri më tani mund të them se zero transparencë sa i përket çështjes së dialogut dhe planit franko-gjerman”, ka thënë ajo për EO.

“Nuk mund të them se është apo jo i pranueshëm, sepse deri më tani nuk e kam parë. Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të tregojë lidhur me atë plan, mirëpo vetëm e kam dëgjuar se plani nuk ka njohje reciproke, ne si LDK e kemi përkrahur një dialog që të ketë njohje reciproke gjithmonë duke e ruajtur kushtetushmërinë, integritetin dhe sovranitetin territorial, mirëpo kryeministri Kurti duhet të vijë dhe të raportojë, t’u tregojë qytetarëve pse tash për një njohje bazë, e deri më sot e kemi pas këtë njohjen bazë dhe kemi punuar gjithmonë për një njohje përfundimtare, e jo më të zgjasë ky proces”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat