LDK-ja bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale

LDK-ja bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 12:57
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në një mbledhje të zakonshme për të caktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Këtë mbledhje e kanë bojkotuar përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak të vonesave të grupeve parlamentare.

E ndërkaq, sot Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar rreth zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë – Serbi.

Me këtë rast, ligjvënësit do të mblidhen dy herë këtë javë. E para do të jetë të enjten, ndërsa tjetra do të mbahet të premten për nderë të 15-vejtorit të Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat