Deputetja e VV-së: Kemi fituar kontroll në veri, po i luftojmë bandat kriminale

Aktuale

Deputetja e VV-së: Kemi fituar kontroll në veri, po i luftojmë bandat kriminale

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 23:34
Fitore Pacolli

Qeveria e Kosovës ka fitur shumë kontroll në veri të Mitrovicës, sipas deputetës së partisë në pushtet, Fitore Pacolli.

Pacolli tha në Prime Time ka konsideruar se qytetarët e thjesht serbë nuk e duan formimin e Zajednicës, por sipas saj, janë grupet kriminale ato që e duan zbatimin e marrëveshjes pasi që në atë mënyrë mund ta marrin edhe kontrollin e asaj pjese.

Deputetja ka shtuar se qeveria përmes arrestimeve të fundit po mundohet ta luftojë krimin e organizuar në atë zonë të vendit.

“Qyetarët e thjesht atje duan drejtësi, punë e qetësi, nuk duan presione dhe kërcënime. Muajve të fundit ka pas investime të reja, janë ndërtuar rrugë në disa pjesë. Investime të tilla nuk ka pasur asnjëherë. Ka qarkullim të lirë. S’ka humbje të kontrollit të asaj zone. Pëerkundrazi kemi fituar shumë kontroll në atë zonë. Policia arreston sot njerëz që kontrabandojnë e janë kriminel. Policia e Kosovës po i arreston. Ne po mundohemi ta luftojmë krimin e organizuar në atë pjesë. Kriminelët serbë të veriut po e kërkojnë Zajednicën, sepse duke e kontrolluar atë pjesë i kontrollojnë edhe grupet mafioze që i kanë”, tha tutje deputetja Pacolli në Prime Time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat