Ministri Vitia flet për gjendjen e spitaleve: Objekti i Emergjencës në QKUK funksionalizohet së shpejti

Aktuale

Ministri Vitia flet për gjendjen e spitaleve: Objekti i Emergjencës në QKUK funksionalizohet së shpejti

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 09:59 Përditësuar në ora: 10:59 më 14.02.2023
Arben Vitia

Vitia: Objekti i Emergjencës në QKUK funksionalizohet së shpejti, po planifikojmë edhe një depo të re barnash

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se prioritet i tij gjatë këtij mandati do të jetë funksionalizimi i objektit të Emergjencës në QKUK, me ç’rast tha se janë buxhetuar mjetet shtesë.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Krahas funksionalizimit të këtij objekti, Vitia, mes tjerash, si prioritete përmendi edhe sigurimin e barnave esenciale dhe uljen e listës së pritjes.

Urgjencat prioritare janë sigurimi i profesionistëve mjekësor në fushat deficitare, zvogëlimi i listës së pritjes në nivelin terciar, ndërhyrjet infrastrukturore spitalore, vendosja e standardeve për pranimin e pacientëve

Kontrolli i barnave, përfshirë edhe kontrollin e tregut, mbikëqyrja e institucioneve private dhe të sigurisë, reformimi i referimit të pacientëve jashtë shtetit, hapja e konkurseve me standarde të reja e kështu më radhë”, ka vazhduar Vitia.

Me qëllim funksionalizimit të ndërtesës së Emergjencës është bërë buxhetimi i mjeteve shtesë, me qëllim përfundimin sa më të shpejt. Kemi filluar përgatitjet për sigurimin e ndërtesës së depos së barnave, pasi kjo aktualja lë shumë për të dëshiruar”, tha Vitia, teksa përmendi edhe vaksinimin në Kosovë.

Kosova ka pasur një vaksinim relativisht të mirë ndaj COVID-19, duke futur gjate sezonës vjeshtë-dimër në funksion edhe përdorimin e dozave bivalente përforcuese të Phizer te siguruara përmes COVAX, krahas dozave të mjaftueshme të siguruara më parë nga Qeveria dhe donatorët”, tha Vitia.

Gjendja në spitale, Vitia raporton sot para komisionit për Shëndetësi

Për gjendjen në spitalet në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë ditës së sotme pritet që të raportojë në Komisionin për Shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjin Legjislative, planin dhe prioritetet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë si dhe zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Raportimi nisë nga ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit.

Vitia do të jetë para deputetëve për të i dhënë sqarimet për situatën momentale të spitaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat