Interesimi i lartë për patentë shoferë në Kosovë

Aktuale

Interesimi i lartë për patentë shoferë në Kosovë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

829.699 qytetarë të Kosovës janë të pajisur me patentë shofer deri në fund të muajit janar 2023.

Këto statistika i ka siguruar Indeksonline nga Ministria e Punëve të Brendshme.

581.492 prej tyre janë të gjinisë mashkullore kurse 248.207 të gjinisë femërore.

Ndërsa vetëm gjatë muajit janar të vitit 2023, me patentë shofer u bënë 2677 qytetarë.

1460 nga ta meshkujt, ndërsa 1217 femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat