​Vitia premton reformë në shëndetësi: AKK nuk ka gjetur shkelje për konflikt interesi

Aktuale

​Vitia premton reformë në shëndetësi: AKK nuk ka gjetur shkelje për konflikt interesi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:24
Foto nga takimi

Pas rikthimit për të tretën herë si ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia sot për më shumë se tri orë ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Përmes një prezantimi të gjatë Vitia premtoi reformë në shëndetësim derisa u shpreh se në plan për këtë vit kanë shumë urgjenca dhe prioritetesh.

Duke mos dhënë afate, ministri Vitia para deputetëve u shpreh se këtë vit synojnë miratimin e Ligjit për Shëndetësi dhe atë për Sigurime Shëndetësore.

Vitia: Para nesh kemi urgjenca për të cilat veçse kemi filluar me masa

“Mbulueshmëria me shërbime shëndetësore publike brenda standardeve për secilin qytetar, dhe rritja e shërbimeve shëndetësore brenda vendit nga gjithë sektori, përballueshmëria e çmimeve dhe cilësia e barnave që u shërben qytetarëve. Para nesh kemi një seri urgjencash për të cilat jemi bërë gati të veprojmë e për disa sosh veçse kemi filluar zbatimin e masave. Urgjencat prioritare dhe operative sigurimi në sektorin publik i profesionistëve shëndetësor në fushat deficitare, zvogëlimi i listës së pritjes në nivelin terciar, ndërhyrjet në infrastukturë që ulin shpenzimet e pacientëve, vendosja e standardeve për procedurat e pranimit të pacientëve, kontrolli i sigurisë së barnave përfshirë e kontrollit të tregut, mbikëqyrja e institucioneve privat dhe sigurisë së shërbimeve në to. Lista esenciale e barnave miratimi dhe furnizimi sipas saj, ndryshimi dhe përmirësimi i furnizimi i institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues. Masat dhe veprimet strategjike që do të ndërmarrim janë përfundimi i ligjit për shëndetësi dhe përfshirë reformën institucionale që buron nga ky ligj, miratimin e ligjit për sigurime shëndetësore”, tha ai.

Duke folur për punën në spitale, Vitia u shpreh se menaxhmentet spitalore duhet të performojnë krejt më ndryshe sesa tani.

Vitia: Menaxhmentet e spitaleve duhet të performojnë krejt ndryshe

“Menaxhmentet e spitaleve duhet të performojnë krejt ndryshe me atë që kanë vërë deri më tani, nuk është vetëm çështje buxheti por edhe e aftësive për të ndërruar një model fatkeqësisht të rrënjosur në punë“, theksoi ai.

Vitia po ashtu ka bërë të ditur se këtë vit planifikohet hapja e konkursit të ri për specializantët.

Teksa ka folur për specializantët, Vitia ka thënë se me konkursin e ri do të ndajnë specializime me prioritet në lëmit ku ka më shumë nevoja.

Vitia: Me konkursin e ri për specializim do t’i përgjigjemi nevojave të sistemit

“Me konkursin e ri për specializim në përputhje ekskluzivisht me nevojat e sistemit tonë shëndetësor do të ndajmë specializime me prioritet për lëmit ku ka më shumë nevoja dhe ku ka më shumë lëvizje stafi”, theksoi ai.

Sfidë për sektorin e shëndetësisë, kreu i MSh-së e konsideroi edhe ikjen e profesionistëve shëndetësor.

Vitia: Kemi adresuar çështjen e ikjes së mjekëve sado që rezultatet nuk janë të shpejta

Këtë çështje e kemi adresuar sado që rezultatet nuk mund të jenë të shpejta sado që dikush mendon në mënyrë mekanike...Dy shkaqet kryesore të largimit të tyre janë pagat dhe mundësia për aftësim më të lartë profesional dhe kushtet e punës , qeveria tashmë i ka ngritur pagat e punonjësve shëndetësor me ligjin dhe rregulloren për shtesat në pagat”, u shpreh Vitia.

E me gjithë këtë ekspoze të gjatë ishte e kënaqur kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku e cila u shpreh se është inkurajues fakti se po planifikohet decentralizimi i disa shërbimeve sidomos onkologjike.

Por, me këtë paraqitje të gjatë të Vitisë nuk u shpreh fort i kënaqur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili u shpreh se plani që paraqiti sot Vitia para tyre do të ishte shpresëdhënës po të ishin në fillim të mandatit si qeverisje e jo tek tani pas dy viteve. Madje adresoi kritika edhe për emërimin e drejtorëve në klinikat e QKUK-së për çka tha se ka pas ndërhyrje në emërim.

Ai e pyeti Vitinë se a paraqet konflikt interesi pasi që është kthyer në pozitën e ministritë nga sektori privat, derisa u interesua të dijë edhe për funksionimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

Zemaj: Dy vite asnjë ligj bazik nuk ka ardhur nga MSh

Drejtorët e rinj të klinikave edhe ata të cilët ka pas vërejtur se janë përzgjedhur me ndërhyrje diku diku edhe ndërhyrje direkt nga Bordi i SHKUK-së, kemi parë anëtar të Bordit që kanë qenë pjesë e komisioneve. Dy vite asnjë ligj bazik nuk ka ardhur nga MSH, ligjet që i keni propozuar në vitin 2021 janë bartur në vitin 2022 dhe tash jemi në vitin 2023 procedua legjislative është pak e shumë është e komplikuar. ...Është e pafalshme nëse ne kemi 30 muaj të kësaj qeverisje dhe nuk e kemi së paku një ligj që ne këtu ulemi dhe punojmë. A t’i ka bartë ato kompetenca që i mori nga ministri paraprak, dhe a është ende duke funksionuar ai Komision sepse vartësitë tuja janë vartësitë në atë Komision”, tha Zemaj.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se krijimi i Komisionit ekzekutiv tregon për prioritetin e qeverisë Kurti për sektorin e shëndetësisë.

Vitia: Ne sot po i vuajmë pasojat nga 20 vitet e kaluara

Ne sot po i vuajmë një pjesë të madhe të këtyre pasojave që po përballemi nga këto 20 viteve e jo dy vite, sepse po të kishte pas specializime për anesteziologë me kohë para 5-6 viteve do kishim anesteziologë mjaftueshëm nuk i kemi pas tash ne duhet me u përballë siç jeni përballë ju me disa probleme të së kaluarës tash....me këtë komision vetë kryeministri Kurti e ka pa dhe ka dashtë me treguar se pas një periudhe post-tramutike si pandemia ka marr mbi vete dhe gjithë mekanizmat tjerë që të tregoj se shëndetësia a është prioritet”, tha ai.

Madje, ministri Vitia tha se nga Agjencia Kundër Korrupsion ku ka qëndruar lënda e tij kanë treguar se ndaj tij nuk është gjetur asnjë konflikt interesi.

Ndërsa, paralajmëroi kallëzime penale për të gjithë ata që kanë shpifur për të.

Vitia: AKK nuk ka gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicioin tim me këtë institucion privat

Është e vërtet që kam punuar 6 muaj në institucion shëndetësor privat e kam shpjeguar më herët, nuk kisha thënë më shumë komente lënda ime është dërguar në Agjencionin Kundër Korrupsion dhe në fillim të kësaj jave pas shumë informatave që më kanë kërkuar dhe ua kam dërguar edhe pas shumë hulumtimeve të bëra nuk ka gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin tim me këtë institucion privat dhe për disa persona të papërgjegjshëm që kanë shpifur deri në masën se unë jam pronar tani jam duke përgatitur edhe kallëzime për ta”, tha ai.

Se gjendja e shëndetësisë kurrë nuk ka qenë më keq tha deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj iu cili iu referua ministrit Vitia me epitetin “taze”, epitet ky i cili fare nuk I pëlqeu ministrit të Shëndetësisë.

Dreshaj: Shëndetësia kurrë më keq nuk ka qenë

“3 muaj pa ministër të Shëndetësisë dhe ju tash taze. Pse i them këto, i them se kjo dëshmon se shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverisje më vjen keq që duhet ta them shëndetësia kurrë më keq në nuk ka qenë përjashtuar vitin 90-99. Kemi mungesë të barnave esenciale, keni listë të pritjes mos e merrni si akuzë e keni trashëguar, trajtime jashtë vendit me borxhe milionëshe...deri më sot kemi pas dështim në reformën shëndetësore dhe së fundmi e keni trashëguar menaxhmentin me ushtrues detyre, iu përkujtoj se ka regres në përcaktimin e menaxherëve iu përkujtoj ministër se shëndetësia është sikur ushtria nuk mundet dhetari me i pri gjeneralit”, tha ai.

Pas Dreshajt u përgjigj ministri Vitia i cili tha se nuk është taze dhe menaxhimin me këtë sektori e ka marr me përgjegjësi.

E për atë se shëndetësia të jetë si ushtria, Vitia u shpreh se më nuk ka shëndetësi si ushtri e si parti.

Vitia: Shëndetësia si ushtria ose si partia valla nuk ka më

Nuk jam taze, përgjegjësitë që më takojnë mua janë përgjegjësi që më takojnë dhe në momentin kur e kam pranuar këtë detyrë për herë të tretë e kam pranuar me përgjegjësinë e plotë, kështu që shëndetësia do ta ketë një emër si për të keq dhe të mirë dhe të gjitha përgjegjësitë do të më takojnë mua. Shëndetësia si ushtria në menaxhim ndoshta po, por çka nuk pajtohem me juve se kjo mundet me tingllu keq sepse ndoshta më herët ka mundur shëndetësia dhe gati si partia se menaxherët kanë qenë gati të një partie por kjo nuk ndodh më dhe për besë nuk guxojmë me ndodh...Shëndetësia si ushtria ose si partia valla nuk ka më“, theksoi ai.

Më shumë për punën në institucion privat se ku kishte punuar Arben Vitia u interesua të dijë deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu i cili u shpreh se Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në drejtori të sektorit privat.

Madje, Haxhiu theksoi se për ministrin Vitia nuk do të adresoj pyetje për sektorin publik të shëndetësisë, pasi ai përfaqëson atë privat.

Haxhiu: Vitia është përfaqësues i sektorit privat, nuk është realizuar asnjë premtim për shëndetësinë

A do të braktisësh pacientët dhe stafin mjekësor për të kandiduar për kryetar komunës së Prishtinës, si e vlerësoni punën e Përparim Ramës në qeverisje të komunës së Prishtinës. Sepse është krijuar percepcioni se ju jeni duke e përdorur ministrinë e Shëndetësisë si trampolinë për të kapërcyer nga një pozitë në tjerën. A keni pas marrëdhënie kontraktuale me kompaninë ‘Olive’, cila ka qenë pozita juaj saktë dhe sa ka qenë paga juaj në ‘Olive’ sepse ka pas raportime në medie se paga juaj ka qenë e lartë ...Unë pyetje për sektorin publik nuk iu bëjë sepse asnjë nga premtimet tuaja në programin për shëndetësi nuk e keni rifilluar së sot as së realizuar nuk ka asgjë nga ai program për shëndetësi, prandaj konsideroj se ju nuk e përfaqësoni as interesin e sektorit publik, ju jeni përfaqësues i sektorit privat”, tha ai.

Ndërsa, pyetjet e deputetit Haxhiu, ministri Vitia i quajti më shumë parulla politike e spekulime, por megjithatë për të gjitha pati përgjigje.

Ai tregoi se paga e tij në institucioni privat ishte 3 mijë e 500 euro e jo aq sa ishte spekuluar, ndërsa pranoi që në atë institucion vazhdon të jetë e punësuar bashkëshortja e tij.

Vitia: Nuk është ministria e Shëndetësisë tani drejtori e spitaleve private

Një pjesë çka i ke shënuar ishin krejt parulla politike edhe perceptimeve tuaja dhe kisha idenë që nuk më kishte dëgjuar fare. A do të shkoj prapë në komunë? Jo nuk do të shkoj....Për besë për zotërinë Rama sikur për çdo njërin prej neve sikur edhe për deputet janë qytetarët që zgjedhin...nuk është pyetje që më bëhet mua është mirë me ia bë zotëritë Rama, por mbi të gjitha është mirë me ia bë dikujt në PDK se jeni partnerë qeverisës...Kam punuar në ‘Olive’ si koordinator i cilësisë kam punua aty por nuk jam sikur të tjerët që merren edhe me sportin që merren edhe me në SHSKUK me shumë aktivitet tjera dhe besa gabim e keni zotëri Haxhiu nuk është ministri tani drejtori e spitaleve private, përkundrazi dhe ju shumë mirë e dini ka kaluar koha zotëri Haxhiu kur deputetët kanë ardhur në zyre të Prokurorit dhe kanë kërkuar që të marr tenderin një kompani serbe me vitamina C”, theksoi ai.

Gjatë këtij raportimi mbi 3 orësh, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se në këtë periudhë të viti në ShSKUK kanë arritur qëndrueshmëri më të mirë në furnizim me barna dhe material shpenzues. Ndërsa, theksoi se po synojnë edhe ofrimin e kimioterapsië gjatë këtij viti në një spital regjonal, si dhe funksionalizimin e rezonancës magnetike në Spitalin e Prizrenit.

Me qëllim të rritjes së kontrollit dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore shëndetësore, së shpejti sipas ministritë së Shëndetësisë do të hapet konkursi për inspektorët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat