Inspektorati i Punës e dënon RTK-në me 3 mijë euro

Aktuale

Inspektorati i Punës e dënon RTK-në me 3 mijë euro

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Inspektorati i Punës e ka dënuar Televizionin Publik të Kosovës me 3 mijë euro.

Shkak për këtë është bërë degradimi që ka ndodhur nga menaxhmenti i kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e RTK-së.

Komunikata:

Tre (3) mijë euro gjobë RTK-së për degradimin e paligjshēm të kryetarit të Sindikatës, Fadil B.Hoxha.

Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshēm tē kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha.

Në vendimin e Inspektoratit, të cilin e gjeni të bashkangjitur, RTK obligohet që në afat prej tetë ditēsh ta paguajë këtë dënim, në të kundērtën do të inicohet procedurë pērmbarimore.

SPRTK- e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit pēr ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër ështē e shqetësuar pēr dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak tē veprimeve të papērgjegjshme të Menaxhmentit.

SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së qē ta thērras në pērgjegjësi Menaxhmentin, për dëmin materail dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve tē RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit tē RTK-së.

Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnē dhe të kërkojnē që përgjegjēsit për veprimet e paligjshme të japin llogari.

Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë.

Me respekt,

Kryesia e SPRTK-sē

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat