Ish-ministri i Brendshëm: Bisedimet mund të rikthejnë policët e dorëhequr në veri, kjo është jolegjitime

Aktuale

Ish-ministri i Brendshëm: Bisedimet mund të rikthejnë policët e dorëhequr në veri, kjo është jolegjitime

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 19:06
Ekrem Mustafa

Për t’i plotësuar ato vende nuk po përjashtohet as kthimi i atyre që kanë dhënë dorëheqje.

E gjithë kjo varet në bisedime që mund të ndryshojnë kahjen.

Kështu thotë për Front Online ish-ministri i punëve të brendshme, Ekrem Mustafa.

“Sa i përket konkursit, në bisedime ata po kërkojnë që me i kthy policët që e kanë dorëzuar mandatin. Në bisedime varet se si e vendosin këtë problematikë. Unë e di që është numër i vogël i policëve që kanë aplikuar, zakonisht ka qenë kusht që me apliku sa më shumë minoritete por s’kanë aplikuar sepse kanë pasur trysni me apliku. Ata nuk duhet me i kthy, por bisedimet ndërrojnë edhe kahjen reale të mundësive që i ka Qeveria e Kosovës”, deklaron Mustafa.

Por nëse merret një vendim i tillë, Mustafa thotë se nuk është e ligjshme.

Ai thotë se nuk do të kishte qenë kredibile për Policinë e Kosovës.

“Nuk është e ligjshme, sepse organet e sigurisë duhet me qenë kredibile, por bisedimet, negociatat që kanë mu bë për zgjedhjen e statusit final, nuk dihet çka vjen aty. Mundësia është, nëse nuk plotësohet i aplikuesve mundësia është me i rihap konkursi, nuk është jo e ligjshme, por nuk do të thotë që nuk kanë me arrit marrëveshje që me i kthy policët që e kanë dorëzuar mandatin”, shprehet Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat