Muja: Opozita kërkon nga VV-ja t’ua mbulojë problemet që i kanë krijuar për 10 vjet

Aktuale

Muja: Opozita kërkon nga VV-ja t’ua mbulojë problemet që i kanë krijuar për 10 vjet

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 22:40
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se opozita ka kërkuar nga partia në pushtet që t’ua mbulojë të gjithë problemet që i kanë krijuar për 10 vjet.

Muja tha se kërkesat e opozitës kanë qenë të paarritshme.

Opozita ka kërkuar një politikë prej neve që ne t’i mbulojmë të gjitha problemet e 10 viteve që ata i kanë krijuar, por në të njëjtën kohë duke i ulur tatimet. Kishim dy lloj propozime, e para ka qenë për t’i paguar shtesat e pensionit kontibutdhënës, e dyta ka qenë për t’i rritur rrogat në sektorin publik. Ndërsa, në anën tjetër, pala tjetër thoshte ule akcizën, uleni TVSH-në. Por si? Ne nuk prejmë para. Minimalisht diku 104 milionë euro shtesë do hyjnë në Ligjin për Paga”, deklaroi Muja.

Ndërkaq, i pyetur se sa vende të punës janë hapur që nga koha kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, Muja tha se deri më tani janë raportuar 410 mijë vende të formalizuara.

“Mirëpo, Trusti dhe ATK-ja deri në fund të dhjetorit 2022, i kanë raportuar diku rreth 410 mijë vende të formalizuara. Mirëpo, ato kohë pas kohe, varësisht nga aktiviteti ekonomik bien”, shtoi Muja.

Gjithashtu, shtoi se janë gjithsej 3000 mijë punëkërkues aktiv./t

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat