Krasniqi: UP-ja, që nga themelimi, u kthye në kështjellë të dijes e rezistencës

Aktuale

Krasniqi: UP-ja, që nga themelimi, u kthye në kështjellë të dijes e rezistencës

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 08:59
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në rastin e përvjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ka thënë se “UP-ja që nga themelimi u kthye në kështjellë të dijes dhe rezistencës”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar për rëndësinë që ka UP-ja për Kosovën, universitet që sot shënon 53 vjetorin.

“Kur jemi vetëm dy ditë larg nga festimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shprehim mirënjohjen e madhe për të gjitha gjeneratat e profesorëve, asistentëve, studentëve dhe stafit tjetër përbërës të UP-së, për kontributin e çmueshëm drejt përmbushjes së këtij ideali”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se duhet të punojnë të gjithë që të rinjet të shohin prosperitet në Kosovë.

Prandaj, nëse ekziston sot një prioritet për të cilin duhet të përkushtohemi të gjithë – padyshim është rikthimi i besimit tek të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të mirëfilltë në vendin tonë”, ka thënë ai teksa ka uruar studentët, profesorët dhe të gjithë akterët brenda UP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat