Kurti falënderon deputetin britanik për mbështetjen

Aktuale

Kurti falënderon deputetin britanik për mbështetjen

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetin laburant britanik, për fjalimin e mbajtur në mbështetje të Kosovës, për çka tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë kaherë mbështetëse dhe aleat i Kosovës.

“Shumë faleminderit deputetit Alex Sobel, i cili foli për situatën në Kosovë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe aleate e vendosur e vendit tone”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Deputeti britanik Alex Sobel, tha se Mbretëria e Bashkuar para 20 viteve pati rol madhor në ndaljen e gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

“Kosova është një vend i ri, ku Britania e Madhe luajti një rol të madh në ndalimin e gjenocidit 20 vjet më parë, situata po përkeqësohet sërish me praninë malinje të Rusisë duke nxitur tensionet në rajon”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat