Reuters shpjegon çfarë po e nxit rritjen e tensioneve në veri të Kosovës

Aktuale

Reuters shpjegon çfarë po e nxit rritjen e tensioneve në veri të Kosovës

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:20
Veriu i Kosovës

Pesëmbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, 50 mijë serbë në veri që kufizohen me Serbinë refuzojnë të njohin institucionet shtetërore, marrin paga dhe përfitime nga buxheti i Serbisë dhe nuk i paguajnë taksa as Prishtinës e as Beogradit.

Tensionet u shtuan më shumë kohëve të fundit pasi serbët u larguan nga të gjitha organet shtetërore në rajon, duke përfshirë gjyqësorin dhe organet e zbatimit të ligjit dhe ndërsa autoritetet shtetërore I shtuan goditjet ndaj kontrabandës ndërkufitare, filluan ndërtimin e një baze të policisë kufitare dhe morën veprime që serbët të ndërronin target e makinave të tyre nga ato të Serbisë në të Kosovës.

Këtu mund të gjeni disa fakte rreth një përplasje të vazhdueshme që nxit  paqëndrueshmëri në Ballkanit Perëndimor që duhet të zgjidhen për të gjitha vendet në lidhje me kushtet për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian:

Cila është origjina e tensioneve?

Pavarësia për Kosovën me shumicë etnike shqiptare erdhi më 17 shkurt 2008, pothuajse një dekadë pas një kryengritjeje guerile kundër sundimit represiv serb, dhe është njohur nga më shumë se 100 vende.

Serbia, megjithatë, ende zyrtarisht e konsideron Kosovën si pjesë të territorit të saj dhe mohon sugjerimet se po nxit grindje brenda kufijve të fqinjit të saj. Beogradi akuzon Prishtinën për shkeljen e të drejtave të minoritetit serb.

Serbët etnikë përbëjnë 5% të 1.8 milionë banorëve të Kosovës dhe shqiptarët etnikë rreth 90%. Serbët në veri të Kosovës e shprehin refuzimin e tyre duke mos paguar energjinë elektrike që e shfrytëzojnë  dhe shpesh duke sulmuar policinë që përpiqet të kryej arrestime.

Çfarë po e nxit rritjen e tensioneve?

Serbët e veriut të Kosovës më 10 dhjetor ngritën postblloqe të shumta dhe shkëmbyen zjarr me policinë pasi një ish-polic serb u arrestua si I dyshuar për sulm ndaj dy policëve në detyrë gjatë një proteste të mëparshme.

Por tensionet ishin duke u rritur me muaj të tërë rreth mosmarrëveshjeve për targat e makinave. Kosova prej vitesh dëshiron që serbët në veri t’i ndërrojnë targat e tyre serbe, që datojnë nga epoka e para-pavarësisë, në ato të lëshuara nga Prishtina, si pjesë e politikës së saj për të vendosur autoritet mbi të gjithë territorin e Kosovës.

Më 31 korrik, Prishtina njoftoi një periudhë dymujore për ndërrimin e targave, duke shkaktuar trazira, por pas ndërmjetësimit nga BE ra dakord të shtyjë datën e zbatimit në fund të vitit 2023.

Kryetarët serbë etnikë në komunat veriore, së bashku me gjyqtarët lokalë dhe 600 policë, dhanë dorëheqjen në nëntor si protestë ndaj këtij ndryshimi, duke thelluar mosfunksionimin dhe paligjshmërinë në rajon.

Çfarë duan serbët përfundimisht?

Serbët në Kosovë kërkojnë të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe që operojnë me autonomi të konsiderueshme. Prishtina e refuzon këtë si një recetë për një mini-shtet brenda Kosovës, duke e ndarë në mënyrë efektive vendin sipas vijave etnike. Serbia dhe Kosova kanë bërë pak përparim në këtë dhe çështje të tjera që nga angazhimi në 2013 për një dialog të sponsorizuar nga BE që synon normalizimin e lidhjeve, si një kërkesë për anëtarësimin në BE.

Cili është roli i NATO’s dhe BE’së?

NATO mban 3,700 trupa paqeruajtëse në Kosovë, pjesa e mbetur e një force origjinale prej 50,000 trupash të dislokuar në 1999. Aleanca thotë se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse Kosova do të rrezikohej nga ripërtëritja e konfliktit. Misioni EULEX i BE-së, i filluar në vitin 2008 për të trajnuar policinë vendase dhe për të goditur korrupsionin dhe gangsterizmin, mban 200 policë specialë në Kosovë.

Cili është plani i fundit i paqes i BE’së

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së po i bëjnë presion Serbisë dhe Kosovës që të miratojnë një plan të paraqitur në mesin e vitit 2022, sipas të cilit Beogradi do të ndalonte lobimin kundër anëatrësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Kosova do të angazhohej për të formuar një asociacion të komunave me shumicë serbe. Dhe të dyja palët do të hapnin zyra përfaqësuese në kryeqytetin e njëra-tjetrës për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura.

Çfarë mendojnë Serbia e Kosova për të?

Presidenti i Serbisë duket i gatshëm të miratojë planin, duke paralajmëruar nacionalistët e pabindur në parlament se Beogradi përndryshe do të përballet me izolim të dëmshëm në Evropë. Kryeministri i Kosovës tha po me paralajmërime, duke e quajtur atë një “platformë solide” për bisedime të mëtejshme mbi hapa të tillë si “garancat ndërkombëtare” – duke diskutuar kushte të mundshme për vetëqeverisjen lokale serbe. Por me nacionalistët e vijës së ashpër të fuqishme në të dyja anët, që nuk janë më pak as në mesin e serbëve të veriut të Kosovës, asnjë përparim nuk duket  në horizont.

Cila është brenga popullsisë lokale serbe?

Zona e veriut të Kosovës ku serbët përbëjnë shumicë në një mënyrë është një shtrirje virtuale e Serbisë. Administrata lokale dhe nëpunësit publikë, mësuesit, mjekët dhe projektet e mëdha të infrastrukturës paguhen nga Beogradi. Serbët vendas kanë frikë se pasi të integrohen plotësisht brenda Kosovës, ata mund të humbasin përfitimet siç është kujdesi shëndetësor publik falas i Serbisë dhe të detyrohen të hyjnë në sistemin privat të kujdesit shëndetësor të Kosovës. Ata gjithashtu kanë frikë se pensionet do të jenë më të vogla, duke pasur parasysh se pensioni mesatar mujor në Kosovë është 100 euro (106.70 dollarë) krahasuar me 270 euro në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat