Flet sipërmarrësi nga Kosova që ishte në Gaziantep kur ra tërmeti

Aktuale

Flet sipërmarrësi nga Kosova që ishte në Gaziantep kur ra tërmeti

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:34
Fatmir Feta

Fatmir Feta është një sipërmarrës nga Kosova i cili gjatë ditës së tërmetit, rastisi që ishte në Turqi dje konkretisht në Gaziantep duke përjetuar kështu edhe goditjet e tmerrshme që duket se nuk do të kishin fund. Pak ditë më vonë ai u kthye në Kosovë nga ku edhe do të lidhemi tani.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se në momentin që ra tërmeti ishin në gjumë dhe nga dridhja e fortë  u hodhën 50 centimetra nga krevati.

Më tej ai theksoi se pa mbaruar dridhjet e tërmetit nuk mund të lëvizje dot.

“Fluturimet i kam pasur pas orës 12. Kam qenë me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Familjen e mora për herë të parë. Tërmeti ra  në orën 4 të mëngjesit. Tërmeti ishte i fuqishëm., Ka qenë përplasja 50 centimetra prej shtratit. Unë u çova në këmbë ndërsa bashkëshortja ime jo,  ishte dridhje shumë e fortë. S’ka pas shanse që të lëvizësh pa mbaru tërmeti. Ka qenë stafi i hotelit që ka ardhur dhe ka  trokitur në derë.”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat