Në Kosovë u akzua për terrorizëm, Vuçiqi e dekoron ish-policin Dejan Pantiq me medalje të artë për guxim

Aktuale

Në Kosovë u akzua për terrorizëm, Vuçiqi e dekoron ish-policin Dejan Pantiq me medalje të artë për guxim

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:33
Foto nga vendngjarja

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka ndarë medaljen e artë për guxim “Millosh Kopiliqi” (Milosh Obiliq) edhe ish-policit Dejan Pantiq, i akuzuar për terrorizëm në Kosovë.

Pantiqi me shumë ish-zyrtarë tjerë të komunitetit serb në Kosovë kishin dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në fillim të muajit nëntor.

Aktualisht, Pantiqi është në arrest shtëpiak përkundër që ndaj tij rëndojnë akuza të rënda për terrorizëm.

Në vend të tij, çmimin e pranoi i biri i Dejanit, Predragu, që u shpreh shumë i lumtur.

“Ky çmim nga shteti, nga presidenti, është një nder i madh edhe për babain, edhe për ne si familje.” – u shpreh Predrag Pantiq, përcjell Kosovo-Online.

Ai më pas vazhdoi duke akuzuar shtetin e Kosovës që nuk i kishte lejuar ta vizitonin gjatë kohës sa ai ishte në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat