Blinken përmendi kompromiset e vështira, flet kryeministri Kurti

Aktuale

Blinken përmendi kompromiset e vështira, flet kryeministri Kurti

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 15:03 Përditësuar në ora: 16:34 më 15.02.2023
Albin Kurti

​Kurti s’ka dijeni për vërejtjet e BE-së ndaj kushteve të tij për Asociacionin

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për dy vërejtjet e Bashkimit Evropian për gjashtë kushtet e tij për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai sot para gazetarëve theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke.

Shefi i ekzekutivit kosovar theksoi se për vërejtjet të cilat i përmendi zëvendësi tij, Besnik Bislimi ai nuk është në dijeni.

Kurti: Unë nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet

“Unë nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet mbase duhet ta takoj e ta shoh se çfarë komunikimi ka pas me vendet e BE po edhe njëherë po e ritheksoj se ato gjashtë kushtet, parime, janë të tilla të cilët mundësojnë që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin që të mos jetë monoetnik që të kemi reciprocitet të të drejtave të komuniteteve jo shumicë apo pakicave kombëtare”, tha Kurti.

I pyetur për mundësinë e ndonjë ndryshimin në draftin e propozimit franko-gjerman, Kurti theksoi se tashmë ka dhënë vërejtjet dhe komentet e tij dhe nuk është e përshtatshme të flasë për këtë propozim.

Por, përsëriti se propozimi evropian është i pranueshëm dhe platformë e mirë për të ecur përpara.

Kurti: Propozimi evropian platformë solide për të ecur përpara

“Unë kam dhënë vërejtjet dhe komentet e mija prandaj nuk është e përshtatshme që tash të flas për hollësitë dhe detajet e propozimit evropian dhe aneksit të tyre. Por ajo çfarë mund të konfirmoj është se ne kemi konsideruar që propozimi evropian në parim është i pranueshëm në kuptimin se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe njëkohësisht platformë solide për të ecur përpara… Në propozimin evropian në fjalinë e tretë të preambulës kemi referencën e parë për pakicat kombëtare dhe unë besoj se kjo është më e rëndësishmja, nuk mund ta nxjerrim as qerren para kalit, as ta shndërrojmë në propozimin franko-gjerman në tryezë suedeze ku dikush përzgjedh gjellën më të shijshme për ta”, vijoi Kurti.

Lidhur me letrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ku shkruante se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë kompromise të dhimbshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve, kryeministri Kurti u shpreh se nuk e ka lexuar këtë letër.

Por, theksoi se SHBA-të janë partneri kryesor për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që në qendër duhet të ketë njohjen reciproke.

Kurti: SHBA, partner kryesor

“Nuk e kam lexuar atë letër dhe natyrisht që nuk e kam shkruar as unë, prandaj besoj që SHBA-të vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesorë në shtetndërtimin demokratik zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke”, tha ai.

Kurti i pyetur se pse nuk po flitet për njohje reciproke, deklaroi se procesi i bisedimeve ende nuk ka filluar.

Kurti: Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, pastaj e shohim çka e kur

“ Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell dhe nga bisedimet mandej shohim se çka e kur por normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë, pra në çdo takim që kemi pas me partnerët tanë evropianë dhe amerikan e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e të ndahen prej njëra-tjetrës”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se dialogu me serbët lokalë është i përditshëm.

Madje, shtoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duhet të tërhiqet nga pesë letrat që ua ka dërguar pesë vendeve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës.

Kurti: Unë jam kryeministër i serbëve në Kosovë dhe këtë duhet ta pranoj Beogradi

“Presidenti i Serbisë t’i tërheqë ato pesë letra që ua ka dërguar pesë vendeve mosnjohëse të BE duke shkelur kështu edhe pikën 14 të marrëveshjes më të dashur të tij që është e 19 prillit të vitit 2019 dhe e dimë që në atë marrëveshje thuhej se serbët do të integrohen ndërkohë që në nëntor të vitit të kaluar ka pasur urdhër direkt nga Beogradi për çintegrim, pra edhe me urdhër nga Beogradi për dorëheqje kolektive të deputetëve të Listës Serbe dhe katër kryetarëve të katër komunave dhe të policëve që janë në veri të Kosovës me këtë urdhër ka shkelur marrëveshjen e 19 prillit 2019... Nuk mund të kemi as përzgjedhje të marrëveshjeve nga 33 sosh e as kapërcim të neneve nga pika 10 më herët diku dhe Kosova iu shërben të gjithë qytetarëve pa dallim dhe unë jam kryeministër edhe i serbëve në Kosovë dhe këtë duhet ta pranoj Beogradi”, u shpreh ai.

Kurti këto komente i bëri pas pjesëmarrjes s ë tij në ceremoninë solemne për shënimin e 53 vjetorit t ë themelimit t ë Universitetit t ë Prishtinës. 

Kryeministri Albin Kurti deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë aleati kryesor i Kosovës, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.

Këtë kreu i ekzekutivit e tha para mediave, pasi u pyet për deklarimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve në mes dy vendeve dhe për të arritur siguri e prosperitet për qytetarët.

Në urimin e tij për Serbinë për Ditën e Shtetësisë, Blinken ka thënë se SHBA-ja vlerëson partneritetin strategjik me Serbinë.

“SHBA-ja është mbështetëse e fuqishme në ambiciet e Serbisë për në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm.

Mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në vizitën e fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Sigurisht, liderët e Serbisë dhe të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe për tërë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka thënë Blinken në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kurti para gazetarëve tha se nuk e ka lexuar këtë letër, ndërsa ritheksoi raportet e mira mes SHBA-së dhe Kosovës.

Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë. Prandaj, besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesorë në shtetndërtimin tonë demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat