Ambasadori amerikan thërret për kursim të rrymës: Natën mbulohem me batanije shtesë

Aktuale

Ambasadori amerikan thërret për kursim të rrymës: Natën mbulohem me batanije shtesë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 15:59
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Hovenier ka thënë se të gjithë ne mund të ndërmarrim hapa të vegjël për të kursyer në këtë kohë krize.

“Në shtëpinë time, ngrohjen e kemi në shkallën më të ulët. Mbështillemi me triko ditën kurse natën mbulohemi me batanije shtesë për t’u ngrohur”, ka thënë ndër të tjera ai.

"Përderisa bashkësia ndërkombëtare punon për tu marrë me [krizën e energjisë] në shkallë të gjerë, përfshirë me partnerët tanë në Qeverinë e Kosovës, dëshiroj të vë në pah që të gjithë mund të ndërmarrim hapa të vegjël që na ndihmojnë për të kursyer energji dhe për t’i zvogëluar shpenzimet", tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat